Eduart Koboçi, 28 vjeç dhe Zenel Trofi, 35 vjeç, janë shpallur në kërkim nga policia e Tiranës, pasi mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:20, afër Pallatit me Shigjeta, dyshohet se duke ndjekur njëri-tjetrin, me automjete, kanë përplasur 2 automjete të ndaluara në semafor.
Pas përplasjes me dëme materiale, ata kanë braktisur automjetet që drejtonin dhe janë larguar.
Gjatë kontrollit në automjetin që dyshohet se e drejtonte shtetasi Koboçi, shërbimet e Policisë kanë gjetur një predhë të dyshuar arme zjarri pistoletë.
Policia njofton se po punon për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Çfarë ndodhi mbrëmë në Tiranë
Ngjarja u regjistrua rreth mesnatës në Tiranë, pranë Pallatit me Shigjeta.
Konflikti ka degraduar mbi urën e Lanës me sende të forta, përfshirë edhe levat, ndërsa dyshohet se është qëlluar edhe me armë. Debati ka nisur mes drejtuesve të dy mjeteve.
Shoferët kanë përplasur makinat dhe pasi kanë arritur mbi urën e Lanës në afërsi të Pallatit me Shigjeta, kanë dalë jashtë dhe janë përleshur mes tyre.
Më pas ata janë larguar me vrap sapo ka mbërritur policia, ndërsa janë shpallur në kërkim dhe makinat e tyre janë sekuestruar.
Sipas policisë konflikti ndodhi për arsye banale pas fërkimit të makinave me njëra-tjetrën. /vizionplus.tv