Krimet e komunizmit, pse nuk janë gjetur eshtrat e mbi 4 mijë të pushkatuarve? Studiuesi: Prokuroria  nuk lejon zhvarrimet sepse…

1 week ago 21

Në emisionin ‘Log.’ të gazetarit Endri Xhafo në News24, ku është folur edhe për krimet e komunizmit, studiuesi Erald Kapri tha se nga rreth 6 mijë të pushkatuar nga komunizmi, shumica nuk e di se ku janë varrosur.

Ndërsa e konsideroi këtë si një tjetër dramë, Kapri tha se regjimi nuk ua kthente kufomat familjeve.

“Në fillm të viteve ’90, nisën përpjekjet për të gjetur eshtrat e të pushkatuarve. Familjarët i shkonin në shtëpi prokurorëve, e pyesnin ku e keni pushkatuar, edhe vendet tregoheshin. Mendoj se në atë periudhë janë gjetur rreth 2 mijë, por janë të paktën 4 mijë që nuk dihet se ku janë”, tha Kapri.

Ai tha se ka njëlloj kompleksiteti të madh që nuk duan të merren me komunizmin, ndaj edhe asnjë qeveri nuk ka bërë asgjë lidhur me këtë ccështjes.

Politologu Ermal Hasimja tha se shqiptarët kanë sindronën që ndjehen të përdhunuar nga koha e komunizmit dhe  kjo nuk është gjë e lehtë për tu përballuar psikologjikisht.

“Ke akoma luftë klasash, ke akoma mjedise, ku thuhet ky është me ne. Ku i shikon ish të përndjekurit politik sot?”, tha Hasimja. Politologu tha se në Shqipëri nuk është bërë një Nuremberg për krimet e komunizmit.

Studiuesi Ergys Mërtiri tha se sot keni njerëz që e dinë se ku fshihen eshtrat e një personi të pushkatuar në kohën e komunizmit dhe nuk flasin. “Këta sot konsumojnë vepër penale pasi e dinë ku ndodhet kufoma dhe nuk tregojnë. Nuk ka vullnet për të hetuar mbi ata që kryen ekzekutimet. Nuk ka ndjeshmëri”, tha Mërtiri.

Lidhur me këtë ccështjes, Erald Kapri tha se zyrtarë të lartë të Prokurorisë nuk japin leje për zhvarrimet sepse duan një ligj të posaccëm, mbase ti trajtojnë edhe si mbetje arkeologjike.

“Në momentin që gjenden eshtra njerëzore, hapen direkt hetime. Dhe prokurorët nuk duan telashe. Dhe nga mbetjet kockore mund të zbulohet shkaku i vdekjes, zbulohet kur ka vdekur. Zyrtarë të lartë të Prokurorisë kanë refuzuar”, tha Kapri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article