KZAZ 40 merr vendimin pas kontestimit të Shehajt, votat e “Mundësisë” shpallen të vlefshme

1 month ago 30

Pas një situate të tensionuar në KZAZ nr. 40 në Tiranë, ku përfaqësuesit e Partisë “Mundësia” kontestuan pavlefshmërinë e disa fletëve votimi për shkak të diferencave në ngjyrë, komisioni ka marrë një vendim zyrtar: të gjitha votat e kontestuara do të quhen të vlefshme.

“Mundësia” ka denoncuar publikisht se shtatë vota të partisë së tij ishin shpallur të pavlefshme pa një arsye të qartë, ndërsa vetë kreu i partisë, Agron Shehaj, deklaroi se kjo ishte një përpjekje për t’i hequr votat që mund t’u siguronin mandatin e dytë në Tiranë.

Pas shqyrtimit të situatës, KZAZ vendosi në favor të kërkesës së Partisë “Mundësia.

Ky zhvillim konsiderohet një fitore e rëndësishme procedurale për Partinë “Mundësia”, që sipas rezultatit të deritanishëm ndodhet shumë pranë sigurimit të një mandati tjetër në qarkun e Tiranës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article