Mbyllja e fushatës së PS/ Mitingu përfundimtar nis me tingujt e muzikës, kandidatë dhe eksponentë të PS në audiencë

4 days ago 19

Partia Socialiste përmbyll sot fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit me një miting të madh në Parkun Olimpik të Tiranës.

Kryetari i PS dhe njëherazi Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministrat dhe eksponentë të tjerë të lartë të partisë, kanë marrë vendin e parë në tubim, duke përshëndetur mbështetësit dhe qytetarët.

Të pranishëm në ngjarjen përmbyllëse janë kandidatët e PS për Tiranën në zgjedhjet e përgjithshme, të cilët takuan mbështetësit dhe njëri-tjetrin.

Mitingu nisi me tingujt e muzikës, që sollën atmosferë festive, ndërsa më pas këngëtarja Elvana Gjata performoi disa nga hitet e saj për të ngjallur entuziazmin e turmës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article