Mërtiri: Komunizmi erdhi përmes dhunës/ Kapri: Nga 17-28 nëntor u arrestuan 1200 persona, 100 u vranë…

1 week ago 28

Studiuesi Ergys Mërtiri duke folur në emisionin ‘Log.’ të gazetarit Endri Xhafo në News24 tha se Konferenca e Jaltës vendosi tragjikisht fatin e shqiptarëve duke i lënë në anën tjetër të perdes së hekurt.

Mërtiri tha se vendosja e komunizmit nuk do të vinte pa një bërthamë të ideve që lëvizja komuniste përfaqëson.

“Pse kjo farë mbiu këtu dhe çfarë solli? Në fakt kjo farë mbiu në të gjithë Botën dhe ndaj ajo shkoi drejt përplasjes së madhe, shkoi drejt utopive të mëdha dhe totalitarizmit”, tha Mërtiri.  Duke sjellë në vëmendje romanin ‘Djajtë’, Mërtiri u shpreh se në shekullin e 19 do të shihni se si kultivohen idetë se bota e nesërme do të jetë parajsa.

https://youtu.be/zcpJHQzjmYg

“Pra njerëzit nga me këmbë në tokë, filluan të fluturojnë, pra u krijuan idetë se do të prodhohej një shoqëri tjetër”, tha Mërtiri.

Ai tha se komunizmi erdhi përmes dhunës, sepse komunizmi kudo përmes dhunës ka ardhur.

Ndërsa studiuesi Erald Kapri duke ndërhyrë tha se nga 17 nëntor deri në 28, pra nga data që u çlirua Tirana, u futën në burgjet e improvizuara nga komunistët 1200 persona, prej të cilëve 100 u vranë direkt.

Ndërsa Mërtiri tha ajo që polli komunizmin është utopia në kokën e njerëzve. “Kur fillon të krijosh delire mbi veten, përballesh me një realitet që do të vuash. Kur ëndrrat me çdo kusht kërkon t’i bësh realitet, atëherë kjo do të sjellë krim, ferrin”, tha Mërtiri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article