Një fabrikë këpucës në Shullaz të Kurbinit është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.
Sipas informacioneve paraprake raportohet për dëme të shumta materiale. Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar.
Në vendin e ngjarjes shkuan mjete të shumta zjarrfikëse, të cilat po luftojnë për të shuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit.
Ende nuk dihen arsyet e rënies së zjarrit, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.