Reshjet e dëborës janë rikthyer serbisht në qarkun e Korçës. Reshjet kanë qenë prezentë prej orëve të para të mëngjesit të sotëm në lartësitë mbi 1300 m. Sipas informacioneve reshjet vijojnë akoma.
Në Dardhë dhe Voskopojë trashësia e dëborës ka shkuar nga 5-10 cm. Kontraktorët ndodhen në terren për çdo situatë të krijuar nga moti, për pastrim dhe kriposje të rrugëve.
Nuk ka vështirësi në qarkullimin e mjeteve por drejtuesit duhet të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
Ndërkohë pjesa tjetër e qarkut të Korçës prej mbrëmjes së djeshme është përfshirë nga reshjet e shiut dhe temperaturat e ulëta.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb