Shkrumbohet totalisht fabrika e këpucëve në Shullaz të Kurbinit, dëme të shumta materiale

1 week ago 33

Një fabrikë këpucësh është përfshirë nga flakët në Shullaz të Kurbinit mëngjesin e sotëm.

Sipas informacionit, magazina e fabrikës është shkrumbuar totalisht, dhe ndërkohë që nuk raportohet për viktima, ka dëme të shumta materiale.

Në vendin e ngjarjes janë të pranishme mjete të shumta zjarrfikëse, të cilat po luftojnë për të shuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit.

Ende nuk ka informacion të plotë për shkakun e zjarrit, por hetimet janë në zhvillim.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article