Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi vodhën 1 motomjet dhe disa matësa uji në një pallat.
Bëhet me dije se vëllezërit e arrestuar, janë me precedentë të theksuar për vjedhje.
Blutë kanë sekuestruar motomjetin e vjedhur, e cila u gjend në afërsi të banesës së autorëve.
Njoftim i Policisë:
Si rezultat i administrimit të shpejtë të denoncimeve të shtetasve N. Ç. dhe A. P., se te pallati që administron ky i fundit, në rrugën “Besa”, ishin vjedhur 1 motomjet dhe disa matësa uji, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autorët.
Konkretisht, u arrestuan vëllezërit, shtetasit A. N., 33 vjeç dhe K. I., 34 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb