10 deputetë të PD nuk lejohen në sallën e Kuvendit, Dogjani: Skandal, vendimi është deri me 21

9 months ago 19
09:40 21/12/2023

10 deputetë të opozitës nuk janë lejuar nga punonjësit e Gardës të futen brenda sallës së Kuvendit pasi rezultojnë të përjashtuar.


Këtë vendim e kundërshtoi deputeti i PD Asllan Dogjani i cili tha se bazuar në shkresën e Kuvendit, përjashtimit i mbaron afati më 21 Dhjetor, pra ditën e sotme. Ai hodhi akuza ndaj qeverisë, duke theksuar se pushteti është në duart e kriminelëve.

Vendimi i Parlamentit thotë deri më datë 21 dhe ua lënë gardistëve për ta interpretuar. Por këta kanë frikë nga opozita, ka një pasiguri të madhe. Sot krimineli të mban punë, qeveriset nga mafia. Presin të rrinë shqiptarët këtu, ndalohen deputetët e opozitës të hyjnë brenda. Kanë kaluar 15 ditë që unë jam përjashtuar, me 21 thotë. Ça vendimi të apelosh?! Këtu urdhëron Edi Rama. Edhe vetë deputetët e mazhorancës na thonë jemi nën presionin e Edi Ramës. Nuk ka ndodhur kurrë që fut mik një drejtor policie për të takuar një kriminel. Jemi 10 deputetë.”, u shpreh Dogjani./tvklan.al



Të ngjashme

Read Entire Article