111-vjetori i Pavarësisë, ministri Hasani: Shqipëria, faktor stabiliteti në rajon

10 months ago 21
09:03 28/11/2023

Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka uruar 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Në një postim në rrjetet sociale, ministri Hasani shkruan se Shqipëria është faktor stabiliteti dhe orientimi euroatlantik në rajonin e Ballkanit.

Në 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, urime të përzemërta për të gjithë shqiptarët në mbarë botën! Modeli ynë i bashkëjetesës, dialogut, mikpritjes e tolerancës, vendosmëria për të parë përpara e ringritur pas çdo vështirësie me kokën lart, janë burim frymëzimi e krenarie për breza shqiptarësh në Shqipëri, rajon e botë që sot shkëlqejnë në art, sport, diplomaci, teknologji e çdo punë të ndershme. Këto vlera janë dhe themeli i punës dhe angazhimit tonë të palëkundur si faktor stabiliteti e orientimi euroatlantik në rajon, duke e bërë Shqipërinë të njihet sot si një kontribuese e respektuar në arenën ndërkombëtare”, shkruan ministri i Jashtëm.

Shqipëria festoon sot 111-vjetorin e Pavarësisë.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article