18 vite nga vdekja e Rugovës, Presidenti Begaj: Model frymëzimi për politikanët

8 months ago 12
10:32 21/01/2024

Sot në 18-vjetorin e vdekjes së ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka vlerësuar figurën e tij.

Në një postim në rrjetet sociale, Begaj shkruan se Ibrahim Rugova mbetet një model frymëzimi për politikanët në Shqipëri dhe në Kosovë.

“Ibrahim Rugova, Presidenti historik i Kosovës, lideri paqësor e paqëtues, është e do të mbetet modeli i politikanit frymëzues për politikanët e Shqipërisë dhe Kosovës”, shkruan Presidenti Bajram Begaj.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article