Vizita e Ursula von der Leyen/ Zbulohet një ‘rrezik’ për rajonin – këto mund të jenë planet serbo-ruse!

2 hours ago 18

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, do t’i vizitojë javën e ardhshme gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, për të shprehur përkushtimin e saj dhe të komisionit për angazhim në afrimin e rajonit drejt Bashkimit Evropian.

Von der Leyen, e cila në verë u rizgjodh për një mandat të ri pesëvjeçar, ka paralajmëruar se procesin e zgjerimit e ka ndër prioritetet kryesore dhe për këtë e ka caktuar një komisionare, e cila do të merret vetëm me zgjerimin e bllokut.

Von der Leyen do ta nisë turneun e saj në rajon të mërkurën, më 23 tetor, me ndalesën e parë Shqipërinë, ku do të takohet me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama. Ajo do të marrë pjesë edhe në përurimin e Kampusit të Kolegjit Evropian në Tiranë.

Më 24 tetor, ajo do të shkojë në Maqedoninë e Veriut dhe në Bosnje e Hercegovinë. Në Bosnje, ajo do t’i vizitojë edhe zonat e goditura nga përmbytjet e 4 tetorit, dhe do të shpreh gatishmërinë e BE-së për të ndihmuar në përballje me pasojat.

Në Serbi, Von der Leyen do të qëndrojë më 25 tetor, ku do të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Von der Leyen do të udhëtojë pastaj për vizitë në Kosovë të shtunën e 26 tetorit, ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Vizitën në rajon ajo do ta përfundojë me takimin me liderët e Malit të Zi të shtunën në Podgoricë.

E në lidhje me vizitën e saj në rajon, posaçërisht në Kosovë, në një prononcim për “Bota sot”, ka folur njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Amir Shabani.

Ai thotë se vizita e Ursula von der Leyen në Ballkan është e rëndësishme.

Image

Amir Shabani

Sipas tij, situata e tensionuar në Ukrainë ka arritur të prek edhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

Padyshim se vizita e krerëve të lartë nga Bashkimi Evropian, siç është Ursula von der Leyen në Ballkanin Perëndimor është vizitë me rëndësi për vendet e rajonit sidomos në çështjen e politikës së zgjerimit të BE-së.

Vendet e rajonit për gjatë kohes që qëndrojnë "pezull" sa i përket eurointegrimeve, ndërsa nga ana tjetër invazioni rus në Ukrainë po kanos paqen dhe sigurinë edhe në Ballkanin Perêndimor, të cilat Putini ndoshta i sheh si potencialet e ardhshme për ndikim dhe një gjë e tillë i lehtësohet kur e ka aleate Serbinë”, u shpreh ai.

Në bised e sipër Shabani thekson që duhet të punohet shumë në lidhje me zgjerimin e Kosovës në Evropë.

Gjithashtu ai thekson që duhet të punohet drejt luftës së krimit dhe korrupsionit, shtetit të së drejtës, institucioneve funksionale për shërbim ndaj qytetarëve, respektimin e të drejtave të minoriteteve dhe realizimin e një tregtie të përbashkët stabile.

Rajoni duhet zhvilluar dialogun me BE-në dhe duhet nxitur nga dyja palët që zgjerimi të ndodh në afat sa më të shpejt të mundshëm. Të punohet drejt luftës së krimit dhe korrupsionit, shtetit të së drejtës, institucioneve funksionale për shërbim ndaj qytetarëve, respektimin e të drejtave të minoriteteve dhe realizimin e një tregtie të përbashkët stabile.

Ballkani Perëndimor është enigma që i mungon BE-së dhe duhet menjëherë të mbulohet kjo zbrazëtirë me anëtarësimin e këtyre vendeve, si dhe komisioneria e re e politikave të zgjerimit të BE-së duhet nxit procesin në mënyrë të pêrshpejtuar”, përfundoi Shabani për “Bota sot”.

Read Entire Article