“2000 mijë marka vlente koka e Haxhiut”, Naim Miftari tregon detaje për Batonin, e paralajmëron se mund të merr naj ‘plumb në ballë”

6 months ago 7

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka reaguar ndaj deklaratave të gazetarit Baton Haxhiu.

Miftari e quan zëdhënës të UDB-së, KGB-së dhe DGSE-së, Haxhiun.

Ai thotë se, Haxhiun e kishin përcjellur “Baretat e kuqe” deri në Han të Elezit në vitin 1999.

Në po atë kohë, Haxhiu ishte shpallur i vdekur, e që Miftari thotë se ka mbetur të përsërit edhe njëherë këtë Haxhiu.

“Tani Baton Stanishiqi, këshilltari i UDB-së, e i Vuçiqit, i Thaçit, Ramës e Lavrovit, vetëm i ka mbetur edhe meluajtur rolin prap të gazetarit e patriotit të vrarë sikur kinse në vitin 1999, edhe pse UDB-ja “Baretat e kuqe” e kishin përcjellur deri në Han të Elezit”, shprehet Miftari.

Ai ka edhe një kërkesë për Haxhiun.

“Ose Baton, rri rahat e mos luaj filma se po ju kupton dikush gabimisht e po ta jep një realitet naj plumb në lule të ballit...”.

Miftari tregon se në vitin 1998 në UÇK, Baton Haxhiu vlente 2 mijë marka për të arrestuar atë.

“Dikur në vitin 1998, vlente te ne në UÇK, 2000 marka, për atë që e zenë dhe e arreston i pari, pra i merrte 2000 marka shpërblim, por u arriti që t’i blenë dosjet me pare gjatë luftës dhe sidomos pas luftës profiterat Hashimin, Ganiun, Kadriun, Ilmiun dhe Latifin... e shumë komandantë profitera të luftës e të pas luftës”, tregon Miftari.

“Sot rri urt o zagari i Serbisë e i korrupsioni, pasi sot koka juaj nuk vlen as 2000 dinar, o Batko, novinari e postieri i Ivica Stanishiqit dhe i UDB-së”, përfundon Naim Miftari.

comment

Read Entire Article