2023, pa Avokat Populli dhe pa reforma zgjedhore

9 months ago 30
14:03 25/12/2023

Çështjet e mbetura pezull, nga lojrat e fatit deri te amnistia fiskale

Kështu i përmbylli punimet për vitin 2023 Parlamenti i Shqipërisë, teksa një sërë çështjes mbetën në sirtarët e Kuvendit. Një prej tyre reforma zgjedhore.

Gati 2 vite nuk mjaftuan për Komisionin e Posaçëm për ta realizuar. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk i vendosi aspak në presion mazhorancën dhe opozitën, të cilët vijojnë të zvarrisin punën.

Vota e emigrantëve, çështja e herësit, rekomandimet e OSBE ODHIR, janë disa prej çështjeve që presin zgjidhje urgjente.

Edhe 2023, nuk e gjeti institucionin e Avokatit të Popullit me një drejtues të ri. Përpjekjet ndalën që në muajin mars, me përfundimin e dëgjesave të kandidatëve kryesorë. Teksa herë pas herë, palët i pasonin topin njëri tjetrit, viti i mbyll pa e përcaktuar Avokatin e ri të Popullit.

Shqyrtimi në komisionet parlamentare ndryshoi rrjedhën e projektligjit për rikthimin e lojërave të fatit. Sipas mazhorancës, ligji i draftuar nuk është në nivelet e duhura dhe ka shumë mangësi në disa fusha, si kontrolli i basteve online, monitorimi i platformave dhe menaxhimi i tyre nga shteti, jo nga sektori privat. Me argumentin se duhet plotësuar, rikthimi i lojërave të fatit mbeti për vitit 2024.

Ndërsa drafti për amnistinë fiskale ka mbetur në fazën e shqyrtimit me grupet e interesit. Që nga vitit 2019, kur u prezantua për herë të parë nga kryeministri Rama, nuk është hedhur asnjë hap konkret për miratim. Një sërë pengesash u shfaqën rrugës, si kritikat e ndërkombëtarëve apo kundërshtimet e opozitës.

Ndarja e opozitës apo aksioni i mosbindjes civile e penguan opozitën të miratonte rritjen e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët, duke mos mundur të sigurojë shumicën e votave. Pavarësisht gatishmërisë së Lulzim Bashës, votat e deputetëve që e mbështesin atë nuk mjaftuan.

Gjithsesi edhe projektligjet e tjera që janë miratuar, nuk janë shoqëruar me një diskutim parlamentar. Në mënyrë të përshpejtuar dhe pa debat, kaloi dhe buxheti i vitit të ardhshëm. Muajt e fundit, edhe diskutimi në komisionet parlamentare u bë online, dhe pa praninë e opozitës, ç’ka e bën punën e parlamentit jo gjithëpërfshirës.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article