21 Janari, Rama: Krim shtetëror i pahetuar, ka nevojë për drejtësi

8 months ago 17
11:09 21/01/2024

Në 13-vjetorin e “21 Janarit” kur 4 vetë u vranë në bulevardin përballë Kryeministrisë, kreu i qeverisë Edi Rama e konsideron këtë ngjarje një krim shtetëror të pahetuar.

Në fjalën e tij në Kryeministri së bashku me familjarë të viktimave, me ministra, deputetë socialistë dhe anëtarë të PS, Rama bëri thirrje për drejtësi, që këtë radhë sipas tij, vjen me pakëz dritë në fund të tunelit për shkak të vendimit të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

“Sot ky përkujtim ka pakëz më shumë se sa thjesht shpresë ne errësirën e plotë të tunelit të kërkikmit të drejtësisë gjatë gjithë këtyre viteve. Prandaj sot ndryshe nga herët e tjera ne jemi së bashku jo vetëm për të përkujtuar por edhe për t’i thënë këto fjalë. Sepse ka më në fund pakëz dritë në rrugën e gjatë të këtij tuneli”.

Mosbërjen drejtësi për 21 Janarin, Kryeministri Edi Rama ia faturon Prokurorisë së Tiranës, që e akuzon si segment të kalbur të drejtësisë së re.

“Një trup i shtrirë në të gjithë vendin i cili ka nisur të japë shenja inkurajuese jete falë reformës në drejtësi që e udhëhoqëm dhe miratuam me këtë vullnet dhe falë veprimtarisë së SPAK dhe Gjykatës së Posaçme që po japin prova inkurajuese. Ndërkohë që gjymtarët dhe organe të tjera të trupit të drejtësisë vazhdojnë përpiliten përmes inercisë së kllapisë shekullore dhe zgjimesh copa-copa sipas rastesh ose vazhdojnë të flenë paturpësisht mbi dosjet e zverdhura të krimeve, ku 21 Janari mbetet krimi i krimeve dhe nevoja ulëritëse për thellimin e mëtejshëm të reformës në drejtësi.

Prokuroria e Tiranës është një nga këto gjymtyrë. Por si është e mundur që të kalojnë vite dhe ndërkohë gjymtyrë të tjera të cilat janë aty për të mundësuar mirëqeverisjen dhe vetëkontrollin e sistemit të drejtësisë ta shohin prej vitesh këtë zvarritje krejt të pajustifikueshme dhe të mos bëjnë asgjë? Këtë që bëri Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut a mos vallë ishte kaq e vështirë ta bënte vetë sistemi? Ndërkohë që pikëpyëtja është, a duhet të përgatitemi edhe për më të keqen që përsëri sistemi të mos veprojë edhe në bazë të detyrimit që lind nga vendimi i Gjykatës Europiane? Prandaj 21 Janari është sa një nevojë për drejtësi të drejtpërdrejt lidhur me një krim shtetëror, aq edhe një motiv dhe një pasqyrë për të kuptuar më së miri se cila është detyra jonë si udhëheqës dhe garantorë politik të reformës në drejtësi, ndërkohë që Shqipëria është në një sfidë të vërtetë të hapur kombëtare mes të shkuarës padrejtësi dhe të ardhmes që duhet me patjetër ta bëjmë sot në Shqipëri si shtet i të drejtës ndërkohë që nuk mund të rrimë thjesht në pritje duke vëzhguar rezultet e reformës në drejtësi”.


Të ngjashme

Read Entire Article