21 Janari/ Strasburgu foli pritet SPAK të mos zhgënjejë dhe Luli që duhet të dali mbi veten

7 months ago 41
Reklamë

REDAKSIONALE LEXO.AL/

A nuk është e udhës që këtë histori që hyri në vitin e 13 të saj ta shohim nga pika e origjinës dhe deri tek vijimi i saj në histori.

Kur u votua Reforma Drejtësi një nga ngjarjet që lakohej më shumë nga shqiptarët masivisht si një kërkesë e brendshem në ndërgjegjen shoqërore ishte pikërisht kjo ngjarje. Një ngjarje që bëri bashkë qyetarët të pa parti dhe mbështetës të Partisë Socialiste për ta parë gjakun si gjak dhe për t’i thënë realitetit autoritar të asaj kohe që limitet u kaluan.

Kjo ishte një nga plagët që atëherë kërkohej me ngulm të shërohej. 4 të vrarët në Bulevardët thërrisnin drejtësinë e re të gjykonte për ta.
Ende sot bëhet homazh për ta dhe drejtësia ende ka vonuar për të thënë fjalën e saj.
Dy pikëvështrime do të rrisnin besueshmërinë publike dhe qytetare mbi këtë ngjarje që sot rënkon po njëlloj si ditën e parë nga 13 vite më parë.

E para është që pasi organi më i lartë i Europës, Gjykata e Stransgurgut në vendimin e 14 nëntorit 2023 për Aleks Nikën, argumenton se në hetimin e ngjarjeve të 21 janarit ka pasur mangësi të shumta dhe ndërhyrje.
“Gjykata arriti në përfundimin se autoritetet kombëtare nuk arritën të ndiqnin seriozisht dhe në mënyrën adekuate disa linja kyçe të hetimit në lidhje me natyrën e çdo urdhri të dhënë nga personat në zinxhirin komandues gjatë ngjarjeve, duke përfshirë por jo vetëm në lidhje me përdorimin vdekjeprurës të armëve të zjarrit dhe mundësinë që demonstruesit të kishin qenë drejtpërdrejt në shënjestër të personelit të armatosur”, thuhet në faqen 19 të vendimit.

Pra e gjitha është në dorë të SPAK që të marrë përsipër të realizojë pritshmëritë e shqiptarëve dhe mos të shtojë në historinë e drejtësisë së nje faqe zhgënjimi. Nga ana tjetër ka dhe një pikëvështrim tjetër që kërkon kalimin e sprove të madhe publike.

Një prej dëshmimtarëve politik të ngjarjes dhe pjesëmarrës në rrethana vendimarrëse është Lulzim Basha, Ministri i Brendshëm i asaj kohe në qeverinë Berisha. Prej kohësh në artikulimin e tij publik hedh fjalë se është ndarë nga e shkuara, është ndarë nga Berisha, është ndarë nga pengjet.
A nuk do të ishte e dinjitshme, jo për militantët, as për publikun vetëm dhe as për të gjithë ata që e ndjekin, por për vetë atë që të dal mbi veten dhe të pranojë se vërtet ka ndryshuar për 21 Janarin.

Read Entire Article