22-vjeçarja humb jetën në Tiranë/ Makina që drejtohej nga babai i saj u përplas me një mjet tjetër

1 year ago 14
Reklamë

Një 22-vjeçare ka humbur jetën mesditën e kësaj të diele. E reja ka qenë duke lëvizur me makinë me babain e saj, kur mjeti në të cilin ata ishin, u përplasën me një makinë tjetër.

E reja ka ndërruar jetë në spital, ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër, shtetasi H. S., është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 03.09.2023, rreth orës 13:00, te kthesa e Valiasit, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin H. S., me automjetin me drejtues shtetasin Sh. O., (babai) dhe pasagjere shtetasen F. O., 22 vjeçe (vajza).

Si pasojë e aksidentit shtetasja F. O., ka ndërruar jetë në spital, ndërsa drejtuesi i mjetit, shtetasi H. S., është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Read Entire Article