Shqiptarët në skenë edhe në aplikacionin “Ghost”, lidhjet me mafien italiane

2 hours ago 26
Reklamë

Një aplikacion i ri i përdorur nga gruoet kriminale, “Ghost”, u shkatërrua nga autoritetet australiane, në një operacion të udhëhequr nga FBI.

Nga hetimi rezultoi që jo vetëm në Sky Ecc dhe Encro Chat, por shqiptarët kanë koordinuar aktivitet kriminal edhe në këtë aplikacion.

Lexo edhe :

Related Posts

Sipas të dhënave të publikuara nga mediat, krimi i organizuar në Shqipëri kishte lidhje të ngushta me mafien italiane, por edhe me eksponentë në Kanada.

Një kryemafioz italian, Giovanni Parlangeli ra në pranga pas zbërthimit të aplikacionit Ghost.

Ai u arrestua në një shtëpi në Lecce, një provincë në Italinë Juglindore, ndërsa në momentin e bastisjes ka tentuar që t’iu largohet forcave policore.

Sunday World shkruan se grupet kriminale shqiptare kishin lidhje të ngushta me mafiozin italian, i cili ishte pjesë e grupit mafioz “Sacra Corona Unita”, që njihet si mafia e katërt e më e fuqishme e Italisë pas Ndranghetës, Camorrës dhe Cosa Nostrës.

Parlangeli, 43 vjeç, ishte në kërkim prej 2023, ndërsa doli edhe në bisedat e zbërthyera të Ghost.

Ai është një nga dhjetëra personat e arrestuar, ndërsa kapja e tij është përshkruar nga policia evropiane si “shumë e rëndësishme” dhe “themelore” për luftën kundër trafikut të drogës në kontinent.

Vitet e fundit, mafia “Sacra Corona Unita”, ku bën pjesë edhe Parlangeli, ka krijuar lidhje të forta me organizatat kriminale në Shqipëri të përfshira në trafikun e drogës në Europë.

Grupi mafioz besohet se po përdor Shqipërinë si një pikë shpërndarjeje për të trafikuar drogën drejt Evropën Qendrore.

Po ashtu, grupet kriminale shqiptare shfaqen edhe në një episod tjetër.

Nga bisedat e zbërthyera rezulton se një 36-vjeçar, nga Victoria e Kanadasë, i cili vu në pranga gjatë operacionit Kraken, në bashkëpunim me eksponentë të krimit në Shqipëri ka trafikuar një sasi kanabisi me vlerë 1.2 milion dollarë.

Zbërthimi i aplikacionit Ghost çoi në goditjen e grupeve kriminale dhe dhjetëra arrestime, 51 në Australi, 11 në Irlandë, një në Kanada dhe mafiozi italian Parlangeli i lidhur me mafien Sacra Corona Unit.

Ky i fundit ishte në kërkim prej majit 2023, pasi Gjykata e Lecces kishte caktuar ndaj tij masën arrest me burg, për një gjobëvënie 60 mijë euro ndaj një sipërmarrësi vendas. /vizionplus.tv

Read Entire Article