Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në fjalën e tij për simpatizantët, u shpreh se më pak se 24 orë kanë ngelur nga protesta e 7 tetorit, kur pritet të mbahet protesta e opozitës.
“23 orë na ndajnë nga dita e fillimit të betejës ku çdo opozitar është i gatshëm për çdo sakrificë për dinjitetin e tij dhe votën e lirë. Nuk ka forcë në botë të na mposhttë. Nisim betejën e jetës sonë, të shansit tonë historik”, u shpreh ai.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb