28 deputetë të PD, padi në Kushtetuese

10 months ago 22
15:56 14/12/2023

“Të pezullohen masat shtrënguese ndaj Berishës”

Teksa e cilësojnë në shkelje të ligjit themeltar të shtetit dhe një vendim të diktuar politikisht masën e dhënë nga SPAK-u ndaj Sali Berishës, 28 deputetë demokratë iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese, duke i kërkuar togave të zeza pezullimin e masave shtrënguese ndaj Sali Berishës dhe interpretimin e nenit 73 të Kushtetutës, pika 2 e tij.

Deputeti Oerd Bylykbashi tha se padia e depozituar kërkon zgjidhjen e kompetencave midis pushtetit gjyqësor dhe atij legjislativ për imunitetin e deputetëve.

“Kërkojmë që Gjykatë Kushtetuese të interpretojë nenin 73 të Kushtetutës si marrje e kompetencave të Kuvendit nga sistemi i drejtësisë, kjo është një përplasje e fortë e asaj që është kompetencë e Kuvendit. Imuniteti nuk është më kot aty, por për të mbrojtur parlamentin dhe jo deputetët individualisht nga veprime që në dukje janë persekutim i karakterit politik”.

Sipas deputetëve demokratë, masa ndaj ish-Kryeministrit në 20 Tetor për “detyrim paraqitje” lidhur me privatizimin e klubit sportiv “Partizani” është antikushtetuese, pasi është ekzekutuar pa marrë më parë autorizimin e Kuvendit.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article