28 deputetë të përjashtuar nga Kuvendi në më pak se dy muaj

10 months ago 40
16:50 15/12/2023

Që nga muaji Tetor, Sekretariati i Etikës është mbledhur 7 herë

Nisja e këtij aksioni në parlament, do të shënonte pikënisjen e një vale përjashtimesh nga Kuvendi i Shqipërisë për deputetët e Partisë Demokratike. Që prej datës 20 tetor, Sekretariati i Etikës, në 7 mbledhje të zhvilluara ka përjashtuar 28 deputetë, disa prej tyre më shumë se dy herë.

Të përjashtuar 3 herë nga Kuvendi për 30 ditë:

Flamur Noka

Bledion Nallbati

Saimir Korreshi

Gazment Bardhi

Flamur Noka, Bledion Nallbati, Saimir Korreshi dhe Gazment Bardhi kanë qenë deputetë më aktivë në rrëmujën e krijuar në sallën plenare dhe si rezultat janë përjashtuar 3 herë, duke mos qenë pjesë e aktivitetit parlamentar për 30 ditë. Flamur Noka, shumicën e përjashtimeve i ka marrë në mënyrë ekskluzive në sallën plenare, nga kryeparlamentarja Nikolla.

“Je i përjashtuar!”

9 deputetë të tjerë, përfshirë edhe ish-kryeministrin Sali Berisha janë përjashtuar dy herë nga Kuvendi në më pak se dy muaj, duke munguar për 20 ditë në aktivitietin parlamentar.

Të përjashtuar 2 herë nga Kuvendi për 20 ditë:

Sali Berisha                            

Ervin Salianji                         

Luan Baçi                              

Elda Hoti                               

Xhelal Mziu

Edmond Spaho

Lindita Metaliaj

Asllan Dogjani

Albana Vokshi

Ndërsa 15 të tjerë janë të përjashtuar vetëm 1 herë nga Kuvendi, por për një afat kohor 10 ditësh.

Të përjashtuar 1 herë nga Kuvendi për 10 ditë:

Isuf Çelaj                              Tritan Shehu    

Kastriot Piroli                        Kasëm Mahmutaj

 Greta Bardeli                        Edi Paloka

Flamur Hoxha                       Ina Zhupa

Petrit Doda                           Helidon Bushati

Lodovik Hasani                    Bujar Leskaj

Ramadan Likaj                     Sorina Koti

Lefter Geshtenja          

E si mos të mjaftonte përjashtimi në komision dhe seancë, Kuvendi për ditë më radhë nuk i lejoi deputetët e PD as në ambientet e brendshme të godinës.

Në këto 7 mbledhje, Sekretariati i Etikës ka bërë 44 përjashtime për deputetët e opozitës me një afat maksimal deri në 10 ditë. Në kushtet e një aksioni pa kthim, mazhoranca nuk ka zgjedhur dialogun, por ndëshkimin. Për këtë arsye ndryshoi rregulloren, duke e bërë afatin maksimal të përjashtimit deri në 60 ditë.

“Zonja Linditaaaaa!”

I pari që do i provojë pasojat e rregullores së re është Saimir Korreshi, së bashku me dy kolegë të tij, Edmond Spahon dhe Kastriot Pirolin.

Derisa rregullorja e re të shkojë në Gjykatën Kushtetuese ashtu si Partia Demokratike ka paralajmëruar, në seancat e radhës deputetët do të duhet të zgjedhin nëse do t’i sofistikojnë metodat e revoltës apo do bëjnë një hap pas për t’i shpëtuar një përjashtimi dy mujor nga parlamenti.

Klan News


Read Entire Article