31 gola në 8 ndeshje të Champions League

10 months ago 28
11:40 30/11/2023

Bellingham rekord në fitoren e Real, Inter barazon mes spektaklit përballë Benfikës

Kanë mbetur edhe 90 minuta deri në përfundimin e fazës së grupeve të Champions League 2023-2024. Para ndeshjeve të fundit, 12 ekipe janë kualifikuar tashmë, teksa rivaliteti është për katër biletat e fundit. Interi i kualifikuar dhuroi një paraqitje të çmendur në Lisbonë, teksa barazoi me shifrat 3-3.

Zikaltërit u gjenden në disavantazh të tre golave në pjesën e parë, por pas pushimit, tabloja ishte ndryshe. Në fushë për 90 minuta qëndroi mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani, i vlerësuar me notën 7.1. Edhe në takimin tjetër të grupit, Sociedad barazoi pa gola ndaj Salzburgut.

Arsenali luan tenis ndaj Lens për t’i shkaktuar humbjen më të thellë francezëve në këtë sezon. Londinezët triumfuan 6-0, një takim ku pesë gola u shënuan në 45 minutëshin e parë. Anglezët shënuan me autor të ndryshëm, për tu bërë e para skuadër që arrinë një gjë të tillë në kompeticionet Europiane. Në turin tjetër të Champions u kualifikua edhe PSV, pas golit të shënuar në shtesa ndaj Sevijës për të fituar me rezultatin 3-2.

Real Madrid i varur gjithnjë e më shumë nga Xhud Bellingam. Anglezi realizoi golin e 16-të me fanellën e spanjollëve në fitoren 4-2 përballë Napolit. ‘Los Blancos’ koleksionuan fitoren e pestë në po kaq sfida. Nga ana tjetër Napoli do tentojë të paktën një pikë për tu kualifikuar më tej, ndaj Bragës. Portugezët barazuan 1-0 ndaj Union Berlin dhe mbajnë ende gjallë shpresat për vazhdimësinë në kompeticionet Europiane.

Bayern Munich barazoi pa gola ndaj Kopenhagen për të ndërprerë ecurinë e fitoreve në Champions League. Gjermanët nuk krijuan rrëzikshmëri në portën kundërshtare për të dështuar të marrë pikët e plota.

Llogaritë e këtij grupi janë të hapura për vendin e dytë dhe atë të tretë. Manchester United barazoi 3-3 me Gallatasaray dhe së bashku me Kopenhagen janë të tre në garë për dy pozicionet që të mbajnë në Kupat e Europës.


Të ngjashme

Read Entire Article