Maria Sharapova dhe binjakët Bryan, do të zenë vend në Muzeun e Famës më 2025…

2 hours ago 19

Tenistja ruse Maria Sharapova, pesë herë fituese e Grand Slam-eve, dhe binjakët Bob dhe Mike Bryan, një nga çiftet më pjellorë në lojën dyshe për meshkuj, janë përzgjedhur për të qenë pjesë e Muzeut të Famës të tenisit në vitin e ardhshëm.

Ceremonia që do të prezantojë anëtarët e rinj të Muzeut të Famës (Hall of Fame) do të zhvillohet në Newport, Rhode Island, më 23 gusht 2025.

Një nga dhjetë tenistet që kanë fituar një Grand Slam në lojën teke, Sharapova u bë tenistja e parë ruse, që arriti numrin një të botës në 2005. Ajo gjithashtu fitoi një medalje argjendi në Lojërat Olimpike të Londrës 2012.

E famshme për qëndrimin e saj të mos dorëzohet kurrë në këtë sport, pavarësisht se rëndohej rregullisht nga problemet e shpatullave, Sharapova ishte një nga tenistet më të njohura në këtë sport, por imazhi i saj mori një goditje, pasi u njoftua në vitin 2016 se ajo rezultoi pozitiv në një kontroll antidoping.

Sharapova rezultoi pozitive për meldonium në Australian Open në 2016 dhe më vonë u pezullua nga Federata Ndërkombëtare e Tenisit për dy vjet përpara se një apel ta uli pezullimin e saj në 15 muaj.

Ajo u kthye në garë në 2017 dhe doli në pension në shkurt 2020, duke i dhënë fund një karriere, në të cilën fitoi pothuajse 40 milionë dollarë dhe u bë një nga sportistet më të njohura dhe të paguara në botë.

Nga ana tjetër, binjakët Bryan fituan 16 tituj Grand Slam së bashku në lojën çift për meshkuj dhe, deri më sot, mbeten dyshja më e suksesshme në historinë e ATP Tour, me rekordin për më shumë javë (438) në majën e botës si dyshe.

Read Entire Article