“3K-të” që çojnë në hapjen e urës mbi Ibër, eksperti i sigurisë: Ja pse çdo tension i mundshëm do t’i shkonte përshtati vetëm Serbisë

1 month ago 9
Reklamë

Debati rreth hapjes së urës së Ibrit për qarkullim të automjeteve po vazhdon.

Derisa Qeveria e Kosovës është këmbëngulëse në qëndrimin e saj për hapjen e urës dhe po punon në këtë drejtim, vendet e QUINT-it, presidentja Vjosa Osmani dhe opozita po e kundërshtojnë një gjë të tillë.

Kundërshtimi i tyre po lidhet me një “frikë” nga reagimi i Serbisë, përkatësisht cenimi eventual i gjendjes së sigurisë në rast se ura hapet.

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha të martën se ekziston një rrezik real i lidhur me hapjen e urës në Mitrovicë në këtë kohë, që mund të ndikojë në sigurinë e ushtarëve të NATO-s, përfshirë ata amerikanë.

“Ne besojmë se ky rrezik rrit kërcënimin, mundësinë e dhunës dhe problemet e tjera, si për komunitetin lokal, ashtu edhe për ushtarët e NATO-s, përfshirë ushtarët amerikanë që po punojnë për të siguruar paqen dhe sigurinë në Kosovë. Ne e marrim shumë seriozisht çdo veprim që mund të ndikojë në sigurinë dhe mbrojtjen e ushtarëve amerikanë që punojnë për të mbështetur Kosovën”, tha ambasadori amerikan, në një intervistë për REL.

Qëndrim të ngjashëm ka paraqitur edhe ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, derisa KFORI ka thënë se do të jenë të gatshëm të kundërpërgjigjen në rast të tensionimit të situatës. Kurse, sipas Presidentes Vjosa Osmani, partnerët ndërkombëtar nuk janë kundër hapjes së urës, por se ata kërkojnë koordinim në lidhje me këtë çështje.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala duke e komentuar këtë situatë, ka thënë për gazetën “Bota sot” se situata e sigurisë në veri është e bazuar në vendimet dhe veprimet politike.

Image

Drizan Shala

Situata e sigurisë në pjesën veriore është duke u bazuar kryesisht në vendimet dhe veprimet politike që do të ndermirën dhe që ato mund të ndikojnë drejtpërdrejt në sigurinë e pjesës veriore me impakt edhe me të gjerë.

Përgatitja për ri-vitalizim të urës është në parim legjitime dhe legale nga ana e institucioneve qofshin lokale apo qendrore, por që një problemi kryesor po qëndron që qytetaret e Kosovës po manipulohen qëllimisht në forma të ndryshme politike qofshin ata nga komuniteti serb por edhe shqiptarët

Sepse ne bazë të dokumentacioneve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare ka pasur dakordësi që të hapet ura dhe të zbatohen gjitha marrëveshjet, por që implementimi i tyre nuk është garantuar nga ana e mekanizmit ndërkombëtar dhe që në dialog dhe pala serbe, por edhe ajo kosovare kanë mbetur në pozitën në vend qëndro duke mos marr hapa në implementimin e përgjithshëm të të gjitha marrëveshjeve dhe që faktori ndërkombëtar po qëndron mbrapa atyre zotimeve që janë bërë dhe dhënë mbrapa dyerve të mbyllura”, ka thënë Shala për “Bota sot”.

Sipas Shalës, Kosova duhet të avancojë në këtë çështje duke ndjekur modelin e informimit të saktë dhe të koordinohet me partnerët ndërkombëtarë për të shmangur tensionet dhe për të siguruar lëvizjen e lirë të automjeteve.

“Prishtina zyrtare do të duhej që të ri-përcaktohet në procesin e hapjes se urës duke ndjekur e modelin e informimit korrekt ndërkombëtar përmes arsyeshmërisë së argumentit bazuar në normat por edhe avancim të koordinimit më strukturat ndërkombëtare të sigurisë ( KFOR ) që mbi urën e ibrit të qëndrojnë zyrtaret policore në formën preventive, por duke mos penguar lëvizjen e veturave sepse vetëm kjo është mungesë mbi urën e Ibrit sepse qytetaret kalojnë pas as një pengesë të vogël”, ka thënë ai.

Sipas tij, nën orbitën e sigurisë nga pikëpamja politike/ ushtarake që KFOR ka marr kompetenca shtesë nga ana e UNMIK si rezultat të ndryshimit të kontrurave, politike atëherë ura e Ibrit i është bartur kompetencës ushtarake për vendimmarrje për lejim apo jo!

“Më fjale të shkurta , ura e Ibrit do të duhej të hapet por rruga e hapjes dhe tejkalimit të pengesave politike e ushtarake mos të jene pengesë kryesore ndaj rrugës se Kosovës dhe avancimit të saj në shumë fusha qofshin ato politike, ushtarake dhe të sigurisë me partneritet ndërkombëtar.

Ne e kuptojmë që ri-aktualizimi i urës në nivel politik i kontribuon dhe i shërben klasës politike në Kosovë për ri-startim të pozicionit të saj në fushën ndërkombëtare, por edhe proceseve parazgjedhore të brendshme por gjithashtu në këtë krize politike në Serbi çdo tension mbi urën Ibrit që do të prodhonte Serbia me qëllim do i shërbente asaj për tërheqjen e vëmendjes nga protestat brenda dhe kundër spektrit të gjerë politik në Beogradin zyrtar”, ka potencuar ai.

Sipas ekspertit të sigurisë, komunikim-koordinim-konkretizim janë 3K që mund të arrihet qëllimi i lëvizjes së lirë të cilën do e garantonte mekanizmi ndërkombëtar.

Read Entire Article