4700 raste të dhunës në familje/ Balla i pakënaqur me policinë: Kujtojnë se më surprizojnë me statistikat që më sjellin

10 months ago 12
12:13 12/12/2023

Plot 4700 raste të dhunës në familje dhe marrëdhënieve familje janë trajtuar nga Policia e Shtetit gjatë këtij viti, një numër ky i lartë krahasuar me numrin e popullsisë.

Nga këto, në 2500 raste të dhunës në familje është lëshuar urdhër-mbrojtje, 208 raste më pak se 1 vit më parë.

Por për ministrin e Brendshëm Taulant Balla, këto shifra mbeten ende të larta dhe shqetësuese.

Gjatë fjalës së tij në konferencën “Strategji për Mbrojtjen e Viktimave të Krimit”, Balla tha se këtë ulje nuk e konsideron aspak efikase dhe puna e policisë është e pamjaftueshme në këtë drejtim.

“Nga Policia e Shtetit janë trajtuar vetëm gjatë këtij viti 4700 të dhunës të krimeve të ndodhura në familje dhe në marrëdhëniet familjare me një ulje të vogël krahasuar me vitin e kaluar, por përsëri një numër i madh nëse e raportojmë këtë për rezidentët apo numrin e popullsisë rezidente në Shqipëri. Këtu pastaj dua të shtoj një element tjetër që lidhet me kërkesë-paditë për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes. Kemi pasur 2500 raste të dhunës në familje që është lëshuar urdhër-mbrojtje. Edhe këtu një ulje, për mua e vogël, se këta të Policisë së Shtetit që më kanë sjellë të dhënat e kanë vënë dhe këtë pjesën që është ulur me 208, kujtojnë se do më surprizojnë mua që kemi bërë punë të madhe që e kemi ulur me 4-5%. Dhe ndërkohë që janë referuar në Prokurori 2168 raste për dhunë dhe krime të tjera të ndodhura në marrëdhëniet familjare”, tha ndër të tjera ministri i Brendshëm Taulant Balla.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article