48 orë nga seanca në GJKKO, çfarë do të vendoset për Berishën?

9 months ago 23
16:42 25/12/2023

48 orët në vijim janë vendimtare për Partinë Demokratike. Të martën në datë 26 dhjetor në orën 10:00 Gjykata e Posaçme do të vendosë për fatin e ish-kryeministrit Berisha nëse do të ashpërsojë masën e sigurimit pas kërkesë së SPAK. Seanca do të drejtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka. Kërkesa u dorëzuar në gjykatë nga Prokuroria e Posaçme u bë të premten një ditë pasi Kuvendi i dha autorizimin.

SPAK kërkon caktimin e masës “arrest në shtëpi” pasi ish-kryeministi nuk ka respektuar vendimin e gjykatës të dhënë në 20 Tetor duke i caktuar masën “detyrim paraqitje” dhe ndalim për të dalë jashtë vendit.  Berisha nuk e ka njohur vendimin e gjykatës që të paraqitej të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji duke argumentuar se vendimi është antikushtetues, pasi nuk ishte ndjekur rruga parlamentare. 

Nuk dihet nëse Berisha do të marrë pjesë vetë në Gjykatën e Posaçme apo do të përfaqësohet nga avokatët e tij. Gjyqtarja Gjoka mund të vendosë të martën pasi të dëgjojë argumentat e palëve ose të dërgojë në “arrest në shtëpi” Berishën, osë të lërë në fuqi masën e mëparshme.

Berisha akuzohet për korrupsion pasiv për çështjen e privatizimit të ish-klubit sportiv “Partizani”.

Të Mërkurën në datë 27 në orën 9 në dhomë këshillimi në Gjykatën e Lartë do të vendoset fati i vulës së PD-së. Togat e zeza do të shqyrtojnë mbi bazë dokumentash se kush ka të drejtë të mbajë logon e vulës grupi i Bashës osë grupi i drejtuar nga Sali Berisha. Po ashtu Berisha ka paralajmëruar një protestë të Martën para Gjykatës së Lartë pikërisht për këtë çështje.  Të dyja grupimet pretendojnë se ka të drejtë për të drejtuar opozitën Shqiptare. 

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article