5 vite abuzonte të bijën, gjenden video rrëqethëse, 40-vjeçari grek: Po të isha djall, viktimat e para do të ishin fëmijët

1 month ago 9
Reklamë

Nacionalist, i krishterë i devotshëm, kështu përshkruhej nga ata që e njihnin 40-vjeçari që përdhunoi për 5 vite vajzën e tij 9-vjeçare. Sipas mediave greke, komuniteti lokal i Spartës është tronditur nga rasti i përdhunimit të të miturës. Tmerri i vogëlushes ka nisur që kur ajo ishte 5 vjeç, teksa i ati e kërcënonte se nëse ajo do të tregonte, ai do të përfundonte në burg.

Kështu e mitura heshtte ndaj abuzimit, ndërsa i ati manjak, filmonte momentet intime me të miturën. Gjithsej në telefonin e tij janë gjetur gjithsej 79 foto të të miturës. Në një video që ai kishte postuar dëgjohej shprehja: Po të isha djalli, viktimat e mia të para do të ishin fëmijët.

Avokati i 40-vjeçarit, Giorgos Lymberis, duke folur për MEGA, theksoi se: 40-vjeçari më ka thënë se do të rrëfejë për disa gjëra që ka bërë. Më tha që do ta nxjerr nga vetja, do t’i them hetuesit gjithçka, gjithçka di, gjithçka ka ndodhur.

Në të njëjtën kohë, nëna e të miturës theksoi se gjithçka që u intereson është shëndeti mendor i fëmijëve të saj

“Dua një psikolog që t’i ndihmojë të kapërcejnë atë që ka ndodhur me babain e tyre. Është e vetmja gjë që më intereson”.

40-vjeçari dyshohet se ka përdhunuar vajzën e tij të mitur që nga mosha 4-vjeçare e deri më sot, pra për gati 5 vite. Sipas informacioneve, abuzimi filloi të zbardhej kur djali i vogël i 40-vjeçarit gjeti një prezervativ dhe e pyeti se çfarë ishte. Ai u përgjigj se ishte e të dashurës së tij. Por duke u kthyer në shtëpi, djali i vogël ka rrëfyer atë që ka ndodhur nënës së tij dhe para të motrës që ndodhej në të njëjtën dhomë. Kur vajza ka dëgjuar historinë ka shpërthyer në lot dhe ka filluar t’i tregojë nënës për tmerrin që po përjetonte nga babai i saj.

Read Entire Article