6 fanellat e Messi shiten për 7.8 mln $

10 months ago 26
20:37 14/12/2023

Çmimet e artikujve sportivë të përdorur në Katar 2022 është më i larti i shitur këtë vit

Ankandi për gjashtë fanella të veshura nga Lionel Messi gjatë performancës triumfuese të Argjentinës në Kupën e Botës 2022 u mbyll me shitjen e tyre për 7.8 milionë dollarë.

Koleksioni përfshinte edhe bluzën që ai mbajti veshur në pjesën e parë në finalen e Katar 2022. Sfida Francë-Argjentinë u ndoq nga 1.5 miliardë persona.

Shitja e bën artikullin me të çmuar të sporteve të shitur në një ankand këtë vit, por prapë çmimi është më i ulët se sa vlera prej 10 mln dollarësh e parashikuar.

Rekordin për vlerën më të lartë e mban fanella e Michael Jordan, që basketbollisti e mbajti veshur në ndeshjen e parë të finaleve të NBA në 1998, që kapi shifrën e 10.1 mln dollarëve vitin e kaluar.

Mesi është një nga futbollistët më të dashur në planet, e gjithashtu një ndër më të suksesshmit. Nga shumë konsiderohet si lojtari më i madh i të gjitha kohërave. Ai ka fituar çdo trofe të mundshëm, ndërsa si asnjë futbollist tjetër, e ka marrë tetë herë “Topin e Artë”.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article