Superderbi i Italisë në TRING, Inter dhe Juventus përplasen të dielën në duelin historik për pikë dhe lavdi

2 hours ago 32

Emocione nga ato që mund të dhurojë vetëm sporti do të sjellë kjo fundjavë për të gjithë tifozët e zjarrtë të futbollit italian.

Të dielën në orën 18:00, luhet Super Derbi i Italisë, ai mes Interit dhe Juventusit.

Superderbi i rivalitetit të përjetshëm, i prestigjit dhe lavdisë, i tifozërisë së zjarrtë.

Në Giusepe Meazza, 93 mijë tifozë, ndërsa nga kudo adhurohet futbolli nga dhjetëra milionë të tjerë.

Në Shqipëri, të gjithë me sytë në TRING SPORT, pasi INTER – JUVENTUS është shumë më shumë se një ndeshje futbolli.

Është një duel që nuk ka nevojë për shumë prezantime, pasi përball dy skuadrat me më shumë trofe në historinë e kampionatit italian, njëra me 2 dhe tjetra me 3 yje në fanellë.

Milano kundër Torinos, Beneamata kundër Zonjës së Vjetër, Zikaltrit kundër Bardhezinjve, sido që të vendosni ta emërtoni këtë rivalitet, magjia është aty, futbolli i klasit është aty, emocionet e drithërimat janë aty.

Dy superfuqitë e futbollit do të sfidohen sërish të dielën, për të 183-ën herë, në një takim të vlefshëm për javën e nëntë të kampionatit. Statistikat e deritanishme kronologjike shohin favoritë bardhezinjtë e Thiago Motës, që kanë siguruar plot 87 fitore, në raport me 49 të tilla të zikaltërve të Simone Inzaghi.

Përkatësisht në vendin e dytë dhe të tretë të renditjes, pas Napolit kryesues, ky është një duel për dominancë, për prestigj, për lavdi. Dhe etja për triumf do të luhet e gjitha në 90 minuta drithëruese.

Ndërkohë që të gjithë përvojën sportive Inter – Juventus mund të ndiqet vetëm në një superplatformë sportive, vetëm në TRING SPORT dhe askund tjetër, pasi kjo është platforma më gjithëpërfshirëse sportive në Shqipëri./vizionplus.tv

Read Entire Article