62-vjeçari tentoi të përdhunojë të moshuarën/ Zbardhet dëshmia e 75-vjeçares: Dëgjova zhurmë natën, përjetova tmerr

2 hours ago 103

Një 62-vjeçar u arrestua nga Policia e Korçës pasi u fut nga dritarja e shtëpisë dhe tentoi të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me 75 vjeçaren, gazetarja e News24 Lorena Kodra ka arritur të sigurojë dëshminë e të moshuarës përpara oficerëve të policisë gjyqësore.

E moshuara mësohet të ketë rrëfyer detaje nga ngjarja, zhurma e cila e zgjoi në 2:30 të natës dhe përpjekjet që ajo ka bërë për ti rikujtuar 62-vjeçarit se ishte nip i bashkëshortit të saj.

Më tej e moshuara thotë se është detyruar ta sulmojë për të mbrojtur veten, ajo thotë se jeton e vetme pasi vajzat i ka të martuara por natën e ngjarjes ka qenë i vëllai që i ka ardhur në ndihmë.

E moshuara:

U fut nga dritarja në orën 2:30 të natës, kur unë isha në gjumë.

Më theu dritaren e dhomës së gjumit.

Kishte tentuar të futej nga dritarja tjetër e shtëpisë, nuk ja doli dot që aty dhe hyri nga dhoma e gjumit.

Unë isha në gjumë, u tmerrova se bëri zhurmë të madhe kur u thye xhami.

Unë u ngrita dhe ç’të shihja një njeri që rri përpara meje në 2:30 të natës.

Kur e shoh ai ishte djali i kunatit, e kemi nipin e shtëpisë.

Nuk u besoja syve. Ai thërriste, më thoshte fjalë të pista, tentoi të më kapë por unë gjeta fuqinë, e  kam kundërshtuar, kam luftuar e vetme.

I thosha të kemi djalin e shtëpisë, por ai nuk dëgjonte. E sulmova mesa fuqi kisha ta ndaloja.

E nxora jashtë dhe në atë moment marr motrën në telefon, më pas motra lajmëron vëllain dhe ky i fundit vjen në shtëpi. Ja shpjegoj situatën dhe më pas lajmëruam policinë.

Unë jetoj vetëm, nuk kam njeri në shtëpi, vajzat i kam të martuara. Përjetova tmerrin.

62 vjeçari u arrestua nga policia ndërkohë që pritet të njihet me masën e sigurisë në ditët në vijim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article