“Unë erdha për ty”, u sulmua s*ksualisht nga nipi i burrit, flet e moshuara nga Erseka: Më goditi dhe mu hodh sipër

1 hour ago 30

Hatixhe Pinjolli, 75-vjeçarja e cila u sulmua seksualisht nga nipi i burrit, Ali Pinjolli ka folur për herë të parë për ngjarjen.

Në dëshminë e siguruar nga gazetari i Vizion Plus, Tonin Frroku, e moshuara thotë se nipi i burrit kishte thyer xhamin teksa tentonte të hynte në banesën e saj. Thotë se kërkoi ndihmë, por askush nga komshinjtë nuk shkoi. Gjithashtu e moshuara tregon se nipi 62-vjeçar e goditi disa herë dhe i ka lënë shenja në fytyrë.

“Pardje në orën 02:30 isha në gjumë, më erdhën drutë, mi shkurtoi njëri dhe lashë dritën e ballkonit ndezur para se të flija. Në këtë orë dëgjoj një zhurmë, mendova se do më vidhnin drutë, kur hapa derën, pashë nipin e burrit. Kishte thyer xhamin, kishte rrëzuar mobiliet. Mu hodh përsipër dhe thoshte fjalë shumë të pista. Ç’të të them? Kërkova ndihmë, thërrisja me gjithë fuqinë, komshinjtë. Jemi vetëm pleq këtu. Asnjë nuk erdhi. Më shtyu.

Më goditi disa herë por nuk i thashë policisë. Shenjat në fytyrë ai mi ka lënë. Do lajmëroj policinë por ik me të mirë se të kam nip, i thashë. Skam as burrë as djalë. Kishte 3-4 muaj nuk fliste. Nuk e di a ishte i pirë. Kur tha unë erdha për ty. Unë te kam si djalë i thashë, se djalin tim e kam varrosur. U goditëm. Ai shante policinë. Do lajmëroj vëllanë, i thashë. Turp të se të kam rritur si djalin tim. Kam frikë, do e vras, do i vë zjarrin, me tha pisllëqe.”

Ali Pinjolli është 62-vjeçari, i cili tentoi të përdhunojë të moshuarën në fshatin Psar të Ersekës.

62-vjeçari  u arrestua në flagrancë nga uniformat blu.

“Komisariati i Policisë Kolonjë arrestoi në flagrancë shtetasin A. P. 62 vjeç, banus në fshatin Psar, Ersekë. Ky shtetas dyshohet se ka thyer xhamin e dritares së banesës të një 75-vjeçareje dhe ka tentuar të kryej marrëdhënie seksuale me dhunë”, njoftoi policia ditën e djeshme./vizionplus.tv

Read Entire Article