“7 drynat” e Urës së Ibrit, veprimtari nga SHBA i shqetësuar: Për këto dy arsye nuk po lejohet hapja e urës

1 month ago 6
Reklamë

Qeveria e Kosovës nuk po heq dorë nga implementimi i marrëveshjes së vitit 2016 për hapjen e urë mbi Ibër për qarkullim të automjeteve. Madje tash e sa ditë ka nisur edhe matja e fizibilitetit të kësaj ure, ani pse një gjë e tillë hasi në kundërshtim të disa serbëve.

Bashkësia ndërkombëtare nuk po konsideron se tani është momenti i përshtatshëm për hapjen e urës.

Andaj, ditëve të fundit është krijuar një “përplasje” ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe shteteve të QUINT-it, pikërisht me "mollë sherri", urën e Ibrit.

Këtë situatë për gazetën “Bota sot” e komentoi publicisti Binak Maxharraj, i cili tha se kjo urë është mbyllur me “7 dryna”, prej të cilëve të fundit ishin nga QUINT-i dhe opozita në Kosovë.

“*URA E IBRIT ME GJASHTË DRYNA?!*

Urat janë simbole të lëvizjeve të lira të njerëzve dhe mallrave. Urat i bashkojnë njerëzit për këtë qëllim, prandaj ndërtohen kudo në botë. Por ura e Ibrit po bën përjashtim; megjithëse është e shëndoshë, nuk po hapet. Kjo urë që 25 vite po i ndan dy etni, shqiptarët dhe serbët. Është rënë dakord në dialogun e Brukselit që ajo të hapet në vitin 2017. Shqiptarët kërkojnë që ura të hapet, kurse serbët që ajo të mos hapet sepse kështu kanë urdhër nga lart.

Kjo urë është e mbyllur me gjashtë dryna. Të parin dry ia vuri KFOR-i francez me sigurimin sekret të tij, së bashku me UDB-në e Serbisë më 2-3 shkurt 2000, kur kjo urë u përgjak me rastin e pastrimit etnik të veriut nga shqiptarët, me ç’rast u vranë mbi 10 shqiptarë dhe mbi 15,000 të tjerë u dëbuan me dhunë në jug të Mitrovicës. Ishte ky një komplot i ndërkombëtarëve, qëllimshëm, që i vjen era ndarje. Më pas, dryrave të kësaj ure këto ditë ua vunë edhe BE-ja, SHBA-ja, QUINT-i dhe opozita e Kosovës”, u shpreh Maxharraj për gazetën “Bota sot”.

Ai theksoi se Qeveria e Kosovës po bën përpjekje që ura të hapet, sepse kjo është në të mirë të shqiptarëve dhe serbëve, ndërsa komentoi edhe protestën e vogël që u mbajt dje kundër hapjes së urës.

“Shqiptarët kërkojnë që ura të hapet, kurse serbët thonë se nuk duhet të hapet. Për këtë, një grup serbësh nacionalistë të nxitur nga Beogradi sot dolën në protestë, ku më shumë pati shpifje dhe intriga, urrejtje ndaj shqiptarëve dhe qeverisë së Kosovës”, theksoi ai.

Madje Maxharraj u shpreh se është mirë që edhe shqiptarët të mos qëndrojnë të heshtur, por edhe ata të lajmërojnë në mënyrë të rregullt, sipas ligjit, protestën e radhës, ku do të kërkohet hapja e urës.

“Mos hapja e urës tani kur gjendja në veriun e Kosovës është e qetë, kur kriminelët dhe bandat kriminale serbe janë ndjekur nga veriu, nuk ekziston asnjë arsye që ajo të mos hapet dhe që asaj të fillohet t’i hiqen drynat ndërkombëtarë. Ata sikur dëshirojnë që ura të mos hapet, ndoshta nga frika serbo-ruse, apo ekziston ndonjë plan makabër i ndërkombëtarëve për ndarjen e Kosovës. Mbi urën e Ibrit një dreq i madh është ulur aty duke ruajtur këta gjashtë dryna që të mos hapen. Të tillë janë këta ndërkombëtarët, që të përkëdhelin, por gropën ta bëjnë pas shpine”, përfundoi Maxharraj.

Read Entire Article