996 apartamente për të pastrehët e tërmetit në Durrës, Rama inspekton Lagjen e Re në Spitallë

1 year ago 62
Reklamë

Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiakja e Durrësit Emirjana Sako ishin sot në Lagjen Rilindja në Spitallë, ku po ndërtohen pallatet e reja për familjet e prekura nga tërmeti.

“Sipërmarrja prestigjioze e ndërtuesit të Portit të Ri Turistik të Durrësit, Muhamed Alabbar, me financimin e Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohammed Bin Zayed, po përfundon 996 apartamentet që do të strehojnë familje të prekura nga tërmeti në zonën e bashkisë së Durrësit dhe ku Fondi Shqiptar i Zhvillimit po punon për infrastrukturën e re të kësaj lagjeje të ngritur nga hiçi i ish-kënetës”, shprehet kryeministri.

Kryebashkiakja Sako foli për zhvillimin e zonës, pasi aty të vendosen banorët e rinj.

Me Fondin Shqiptar të Zhvillimit këtu kemi një kontratë për infrastrukturën kryesorë të bllokut dhe në fakt këtu sot shohim gati të përfunduara punët kryesore të përsa i takon aksit. Këtu ka qenë një zonë relativisht e vështirë sepse ka pasur nevojë për shumë mbushje të territorit. Punimet janë në një fazë të avancuar përsa i takon rrjetit kryesor të infrastrukturës, rrugët janë të përfunduara, janë vendosur të gjithë elementët e ndriçimit. Do të ketë banorë nga të gjitha zonat nga qyteti i Durrësit dhe njësitë administrative. Po shohim mundësinë të shtojmë një linjë të re transporti”, tha Sako.

Top Channel

Read Entire Article