A do ketë protesta pas akuzave të SPAK ndaj tij? Si përgjigjet Berisha

11 months ago 32
13:44 23/10/2023

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar çdo akuzë të SPAK ndaj tij për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani” duke i konsideruar ‘shpifje’.

Ai deklaruar në konferencën e sotme se nga ana tjetër opozita ka bërë padi në SPAK ndaj Ramës për mbi 30 akuza, por asnjëra prej tyre, theksoi ai nuk është marrë në shqyrtim.

“Në PS e kishe fjalën ti? Ia kemi çu akuzat SPAK, mbi 30 e ca akuza, dosje… Të gjitha i marrin i hedhin në kosh, nuk i shqyrtojnë, nuk guxojnë.”

I pyetur nëse do organizohen protesta në vijim kundër qeverisë aktuale, Berisha nuk dha një përgjigjie konkrete. Ai u shpreh: Jemi në një diskutim, po! Por prapë këtu të kuptohemi, kjo është një dëshmi e tmerrit të Edi Ramës nga lëvizja opozitare. Nuk mund të udhëhiqet nga aktet e tij anti kushtetuese, ai ka marrë atë që meriton nga ne dhe do ecim deri në fund drejt saj./tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article