A do t’i bashkohet PD “Federatës së Opozitës”? Mediu: Duhen tejkaluar raportet personale, Basha është përgjigjur…

10 months ago 10
20:23 27/11/2023

Partitë e vogla opozitare kanë propozuar së fundmi krijimin e një Federate. Pikërisht për këtë ka folur sot për Klan News, kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu. Ai u shpreh se kjo nismë ka të bëjë në veçanti me reformën zgjedhore, e cila në fakt ka qenë subjekt i shumë debateve politike këtë vit.


“Në mënyrë të veçantë ka të bëjë me reformën zgjedhore për shkak se jemi në një ngërç të qartë  interesash të ngushta ku komisionet hetimore na mundësojnë të shikojmë se kush është kush dhe jo si një organizëm i cili i jep mundësinë opozitës që nëpërmjet konsensusit ose të drejtës së vetos  të imponojnë zgjidhje që na çojnë drejt zgjedhjeve të lira e të ndershme.  Angazhimi i opozitës duhet të jetë dhe për t’i dhënë të drejtën diasporës të votojë dhe të jetë pjesë kontribuese, vendimarrëse për të qenë në Parlamentin e vendit. Janë përcaktuar dhe identifikuar qartë roli i grupit të mandatuar për marrëdhëniet me partnerët tanë ndërkombëtarë duke filluar me çështje të prokupimit tonë të përbashkët me tendencën për të krijuar një grup të miqve të Shqipërisë, dhe mbi të gjitha për t’i thirrur historisë e të ardhmes.  Për krijimin e një senati opozitar që përfshin figura të rëndësishme parlamentare apo intelektualë të shkencës, artit, kulturës e kështu me radhë për t’i bërë bashkëudhëtarë në vendimet tona.”

Sipas Mediut, kjo Federatë nuk bazohet mbi raporte personale të opozitarëve, por duhet t’i bëjë bashkë këta të fundit me ide dhe organizim.

“Ne nuk mund të krijojmë një marrëdhënie të re duke injoruar historinë. Pra, një lloj eksperiencë pozitive e ndërtimit të koalicioneve duhet patjetër të reflektohet dhe besoj aleati më i vjetër me PD ka qenë padyshim Partia Republikane. Unë mendoj që ne duhet të komunikojmë me të gjithë faktorët politikë opozitarë sepse ishin vetëm 8 parti, për t’i bërë të qarta qëndrimet tona dhe për të parë sëbashku cila është rruga më e mirë duke tejkaluar raportet personale dhe ky është thelbi i Federatës, nuk mblidhemi rreth individësh. Mblidhemi si individë rreth ideve që kanë të bëjnë me shtetformimin dhe interesin e shqiptarëve.”

I pyetur se a ka komunikuar me Sali Berishën, Gazment Bardhin apo Lulzim Bashën për këtë propozim, ai u shpreh:  Është vetë situate në PD. Bashkë me zotin Duka dhe Dule, në takimin e fundit me deputetët e opozitës u kemi bërë me dije për Federatën. E kam thënë këtë ide dhe me diskutimet me grupin parlamentar opozitar, jemi të hapur për të komunikuar dhe për të dëgjuar. Edhe zoti Basha ka dhënë një përgjigjie, tha “Federatën e kam propozuar unë më 2 Shtator”. Nuk ka rëndësi kush dhe kur e ka propozuar, opozita ka 33 vjet në Shqipëri, janë ide që janë rrahur prej kohësh, të ulemi një çik të shohim çfarë na vlen. Detyra e parë që ka sot opozita është garantimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme, s’është një rrugë e lehtë për shkak të problemeve që ka opozita, kërkon qartësi tonën në raport me ODIHR-OSBE, koordinim me ndërkombëtarët./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article