A do të hapet Ura e Ibrit dhe a pritet të ketë tensione, flet Driton Tali

4 months ago 23

Ura e Ibrit ndodhet në qendër të qytetit të Mitrovicës që bashkon dy pjesët e qytetit Mitrovicën jugore dhe Mitrovicën veriore.

Herë pas herë kjo temë aktualizohet, dhe me të drejtë sepse ajo urë gjendet në territorin e Kosovës dhe duhet të jetë e lirë për qarkullim, si për shqiptarët ashtu edhe për serbët e asaj ane.

Deri më tani ajo bën ndasin mes qytetit të Mitrovicës.

E së fundmi, çështja e hapjes së urës mbi lumin Ibër është rikthyer sërish në diskutim në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut.

Kurse, Veton Elshani, ka thënë se shumë shpejtë do të hapet ura e Ibrit.

Ai ka thënë se janë duke diskutuar me eprorët e tyre se si ka mundësi që kjo të bëhet.

“Unë e konsiderojë që është vetëm në pyetje koha se kur kjo urë do të hapët dhe si do të hapët. Një herë e patëm përmend që ka mundësi me u hapë ura dhe me u mbushë më autoblinda në një farë vendi, por jemi duke e diskutu me eprorët tonë se si ka mundësi kjo të bëhet. Unë konsiderojë se nuk ka më vend për brengosje për qytetarët e veriut të vendit. Forma se si do të hapët është pak më ndryshe, por unë konsideroj që shuam shpejtë do ta kemi edhe urën e hapur”, ka deklaruar ai.

Ndërkohë, BE thotë se hapja e urës është temë e dy marrëveshjeve të arritura në vitin 2015 dhe 2016.

Hapja e urës së Mitrovicës është temë e dy marrëveshjeve të arritura nga palët në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja në vitin 2015 dhe 2016. Pavarësisht përpjekjeve të BE-së për lehtësimin ndër vite, ura mbetet e mbyllur për trafik. Duke qenë se kjo është një çështje që i përket dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, negociatat dhe çdo vendim lidhur me urën duhet të bëhen në kuadër të dialogut me pjesëmarrjen e delegacioneve zyrtare të Kosovës dhe Serbisë”.

Njohës i çështjeve politike, Driton Tali në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se tashmë kjo është akt i kryer dhe sipas silogjizmit ura do të hapet, duke shtuar se nuk ka alternativë tjetër.

Sa i përket mundësisë së incidenteve nga ana e serbëve, Tali thotë se nuk do të ketë pasiqë do të digjet vet Vuçiqi sepse të protestosh kundër lëvizjes ës lirë, e të predikosh Ballkanin e Hapue, sipas Talit, kjo është groteske.

“Unë besoj se çështja e urës, pas zhvillimeve të fundit në komunat veriore, tashmë është akt i kryer. Sipas silogjizmit do të hapet - nuk ka alternativë tjetër. Zatën këtë e konfirmoi edhe z. Elshani nga Policia e Kosovës.

Sa i përket incidenteve dhe tensioneve unë nuk pres që të këtë. E them këtë duke e patur parasysh jo vetëm ambientin politik në Kosovë por edhe atë në Serbi. Pas Rezolutës për Srebrenicën dhe me këtë fushatën zgjedhore që po vazhdon në Serbi nuk besoj se Vuçiç do t'i futet ndonjë aventure të tillë sepse do të dëmtohej ai më së shumti - të protestosh kundër lëvizjes së lirë, e nga ana tjetër të predikosh Ballkanin e Hapur - është groteske.

E pa mbështetjen dhe lejën nga Vuçiç nuk mund të ketë as tensione e as incidente në komunat veriore.

Fundja edhe shumica e komunitetit serb që jeton atje është pro hapjes sepse hapja është në interes të tyre", thotë ai.

Kujtojmë, se Ura mbi lumin Ibër është simbol i ndarjes së qytetit të Mitrovicës. Për këtë çështje janë arritur disa marrëveshje në kuadër të dialogut.

Kështu, në vitin 2014 Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për heqjen e barrikadave dhe rivitalizimin e urës, në funksion të lëvizjes së lirë.

Read Entire Article