A do të ketë konsensus? Kërkesa e opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore, mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve

7 months ago 9

Mbahet sot mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, ku do të diskutohet për ngritjen e dy komisioneve hetimore.

Palët kanë bërë negociata, të cilat do të diskutohen në mbledhje, e cila është parashikuar që të nisë rreth orës 13:30.

Prej disa kohësh, krerët e grupeve parlamentare të PS-së, Çuçi dhe Bardhi nga opozita, kanë nisur negociatat për të kthyer jetën normale parlamentare.

Negociatat kanë nisur me ndërhyrjen e kryeparlamentares Lindita Nikolla, për shtensionimin e situatës.

Opozita kërkon ngritjen e komisioneve hetimore dhe maxhoranca ka deklaruar se është e hapur që të plotësojë këto kërkesa. Ishte News 24 dhe BalkanWeb që publikuan lajmin të parët për nisjen e negociatave mes palëve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article