Parandalohet krimi i rëndë në Lezhë, arrestohet 37-vjeçari që dhunoi bashkëshorten, mbante armë në banesë

2 hours ago 24

Një 37-vjeçar u arrestua në Lezhë, pasi dhunoi bashkëshorten, si dhe mbante në banesë armë zjarri pistoletë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë menjëherë pas njoftimit të marrë për një rast dhune në familje ku bashkëshorti dhunonte bashkëshorten dhe mbante armë zjarri pa leje, menjëherë kanë organizuar punën për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës dhe kapjen e autorit.

Në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Lezhë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Mark Gega, 37 vjeç, banues në Lezhë.

Në vijim të veprimeve policore për këtë rast, është kryer kontroll në banesën e shtetasit të arrestuar, ku Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale armë zjarri pistoletë e municion luftarak”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. /vizionplus.tv

Read Entire Article