A do të përgjigjet Berisha sot para prokurorëve? Forca të shtuara policie në SPAK

8 months ago 12
09:37 23/01/2024

Sot në orën 10:00 pritet që ish-kryeministri Sali Berisha të paraqitet në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme për t’u marrë në pyetje sa i takon aferës së ish-klubit sportiv “Partizani”.

Berisha ndodhet në arrest shtëpiak që prej 30 Dhjetorit. Nuk dihet ende nëse ai do pranojë të shkojë në SPAK, pasi në kohën kur i ishte caktuar masa e sigurisë “Detyrim paraqitje” nuk e zbatoi asnjëherë duke e cilësuar vendimin e gjykatës si antikushtetues. Kryedemokrati akuzohet për “korrupsion pasiv” lidhur me aferën, për të cilën u prangos edhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.

Këtë të Martë do të jenë prokurorët  Enkeleda Minollai dhe Arben Kraja ata që do i drejtojnë pyetje Berishës, ndërkohë që para nisjes së seancës ka forca të shtuara policie para Strukturës së Posaçme.

Edhe pse për më shumë se 3 javë Berisha nuk lejohet të dalë jashtë shtëpisë së tij, ai e ka gjetur mënyrën si të komunikojë me demokratët. Nga dritarja e banesës së tij, ai del e mban fjalime prej dy javësh tashmë, çdo pasdite duke u bërë thirrje mbështetësve të dalin në protesta  kundër qeverisë./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article