A do të sigurojë 84 vota për Amnistinë Penale? Rama: Pr.ligji do ta votojnë të gjithë!

7 months ago 6

Kryeministri Edi Rama është shprehur i bindur se Amnistia Penale do të votohet dhe do të sigurojë votat në Kuvend.

Ai tha në një dalje për mediat se ky pr.ligj do të marrë votat e të gjithëve.

“Duhet t’i referoheni një deklaratë të ministrit të drejtësisë. Amnistia është në tryezën e Kuvendit. Atë do ta votojnë të gjithë. Nuk është puna se do të votojnë për PS, por për një akt historikisht që parlamenti e ka bërë pa ndarje partiake. Është akt siç bëjnë të gjitha vendet e civilizuara që shteti të ushtrojë detyrimin kushtetues të lehtësimit për këtë detyrim.”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article