Jo vetëm molotovë?/ Çfarë po paralajmëron Këlliçi? Demokrati: Në 29 tetor do të përshkallëzohet aksioni opozitar! Kemi qenë të butë…

2 hours ago 18

Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi, në studion e News24 u shpreh se në protestën e 29 tetorit do të ketë ashpërsim të aksionit opozitar.

Sipas tij, aksionet e deritanishme kanë qenë të buta, më të buta se kjo mazhorancë meriton sipas tij.

Këlliçi komentoi edhe atë që ndodhi në protestën e shkuar, ku u godit me molotovë selia rozë dhe iu vu zjarri banderolës së vendosur në hyrje të saj.

Ai u shpreh se nuk u godit selia e PS, sepse nuk ka më një Parti Socialiste, tashmë sipas tij ka vetëm një narko-shtet.

7 tetori shumë më i ashpër. Duhet të kishte më shumë ashpërsi në lidhje me atë që meritojnë këta. Nuk u godit selia e PS sepse nuk ka më një Parti Socialiste, është një narkoshtet. Më 29 duhet dhe do të ketë një përshkallëzim të aksionit të opozitës”, tha ai.

Demokrati foli edhe mbi zgjedhjet e vitit 2025, ku u shpreh se PD nuk po kërkon fitore në tavolinë, por vetëm një garë të ndershme me zgjedhja të lira.

“PD nuk kërkon marrjen e pushtetit në tavolinë, por zgjedhje të lira e të ndershme. E bindur nga mbështetja e qytetarëve dhe potenciali në diasporë. Atje nuk gjen mbështetës të një mandati të 4 të kësaj qeverie, sepse është alogjike. Duan një ndryshim dhe kthimin e normalitetit në vend.
Ne nuk jemi më një demokraci normale.
PD e vendosur të mos shkojë më në votime ku parashkruhet rezultati, por në zgjedhje.

Betejë dhëmb për dhëmb që Shqipëria t’i kthehet normalitetit dhe t’i largohet narkoshtetit”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article