A do të zëvendësohet nga e bija në politikë? Berisha i prerë: Argita nuk do të garojë kundër të atit

10 months ago 44

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë bisedës në ‘Çim Peka LIVE’, i pyetur nga gazetari Lorenc Vangjeli për fjalimin e Argita Malltezit në Kuvendin Kombëtar, është shprehur se e bija nuk do të jetë ajo që të garojë me të atin.

“Se çfarë do të bëjë Argita Malltezi në të ardhmen e saj, unë nuk mund ta them, dhe këtë ta them haptas. Por për një gjë të jeni i sigurtë, që nuk do të jetë ajo që do të garojë me të atin e saj. Për këtë 100%”, u shpreh Berisha.

“Pas meje unë nuk jam përgjegjës se çfarë mund të ndodhë. Unë them që ajo është një njeri që ka të drejtën si çdo demokrate e demokrat, të marrë pjesë në garat, cilat të dojë. E vetmja gjë që nuk mund të ndodhë është që ajo të garojë me ta atin e saj. Kjo nuk ndodh. Nuk mund të bëhet partia familje’, theksoi ish-kreu i qeverisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article