Shpërndante kokainë, arrestohet 29-vjeçari në Vlorë, çfarë iu gjet në banesë

2 hours ago 28

Policia ka vënë në pranga 29-vjeçar që shpërndante doza kokaine, në qytetin e Vlorës.

“Pas një hetimi të kryer bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë kanë finalizuar operacionin e koduar “Parts 35”. Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi V. F., 29 vjeç, banues në Fushë Dukat”, thuhet në njoftim. 

Gjatë kontrollit në banesën e tij, uniformat blu gjetën një sasi lënde kokainë dhe dhjetëra doza të kësaj lënde, gati për shitje./vizionplus.tv

Read Entire Article