A e dini se cilat 13 klube i zotëron pronari i Man Cityt – njëra ndër to edhe Girona

10 months ago 9

Hap pas hapi, City Football Group (CFG) është bërë forca më dominuese në futboll, ku përfshihet kampioni aktual i Evropës, si dhe 12 klube të tjera në mbarë botën.

Sheikh Mansour bin Zayed Al Nahyan dhe Khaldoon Mubarak themeluan City Football Group dhe blenë Manchester Cityn si ekipin e parë. Ata e bënë skuadrën e Etihadit më të fortë në botë dhe më të trofeshëm në dhjetë vitet e fundit.

Megjithatë, Manchester City nuk është i vetmi klub në pronësi të fuqive që janë nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Gjithsej 13 klube në mbarë botën janë pjesë e City Football Group dhe njëri prej tyre shkëlqen në Spanjë këtë sezon.

Bëhet fjalë për Gironën, e cila është liderë e bujshme më La Liga. Historia e titullit ende nuk është realiste, por ka shumë mundësi që Girona të luajë në Ligën vitin e ardhshëm.

UEFA pengon dy skuadra me pronarë të njëjtë të luajnë në Ligën e Kampionëve, , por Girona do të luajë në këtë garë pasi që City Football Group nuk zotëron 51 për qind ose më shumë të klubit. Sheikh Mansour dhe Khaldoon Mubarak zotërojnë 47 për qind të aksioneve.


Këto janë klubet në pronësi të City Football Group

Bolivar (Bolivi), Manchester City (Angli), Girona (Spanjë), Troyes (Francë), Bahia (Brazil), Palermo (Itali), Lommel (Belgjikë), Mumbai City (Indi), Sichuan Jiuniu (Kinë), Montevideo City Torque (Uruguaj), Yokohama F Marinos (Japoni), Melburn City (Australi) dhe Neë York City (SHBA).


/Telegrafi/

Read Entire Article