A gaboi Kurti me kërkesat ndaj Serbisë? Veliu i përmend Kurtit ҫështjen më të rëndësishme se kapja e Radoiҫiqit

2 months ago 17
Reklamë

Lidhur me kërkesat që kryeministri Albin Kurti i ka paraqitur në Bruksel për palën serbe, nuk ka marrë ende ndonjë përgjigje. Këto kërkesa të tij, janë komentuar mjaftë shumë nëse ishin të duhurat dhe nëse do të pranohen nga pala serbe.

Për këtë ҫështje, në një intervistë për ‘Bota sot’, njohësi i çështjeve rajonale, Lulzim Veliu, është pyetur se a kanë qenë këto kërkesa çështjet më themelore që Kurti është dashur t’i kërkoj nga Serbia?

Ai vlerëson se takimi nuk ishte thirru për kërkesa të asnjëres palë, por për të vazhduar me bisedime.

Image

Lulzim Veliu

“Unë këtu mendoj pak me ndryshe, takimi nuk kishte të bënte me kërkesat e njërës apo palës tjetër, takimi ishte i thirrur për të vazhduar me bisedime për të arritur deri te implementimi i marrëveshjes, rrjedhimisht edhe normalizimi i marrëdhënieve gjë të cilën është duke e kërkuar bashkësia ndërkombëtare, pasi Ballkani shihet si një vatër krize me rrezikshmëri të lartë për eskalim dhe zonë shumë e ndikuar nga Rusia, përmes satelitit të tyre Serbisë”, vlerëson ai.

Sipas diplomatit Veliu, kapja e terroristëve është e rëndësishme, por arritja e asaj që kërkon bashkësia ndërkombëtare është edhe më e rëndësishme.

“Shumë e rëndësishme është kapja e terroristëve dhe sjellja e tyre para drejtësisë, por unë mendoj se arritja e asaj që kërkon bashkësia ndërkombëtare është shumë më e rëndësishme, statuskoja aktuale i shkon përshtati vetëm Serbisë e rrjedhimisht edhe Rusisë”, thekson ai.

comment

Read Entire Article