A ishte John Cena me të vërtetë lakuriq kur prezantoi çmimin në “Oscars”, zbulohet e vërteta

7 months ago 4

Një ndër momentet më të pikasura gjatë mbrëmjes së ceremonisë së Oscars ishte padyshim edhe paraqitja tërësisht lakuriq e John Cena-s në skenë, ose të paktën kështu menduam të gjithë.

Por, ajo që duhet të dini është se Cena nuk ishte tërësisht lakuriq kur doli të shpallte fituesin e çmimit “Kostumografia më e mirë”, dhe zarfin e mbante tek pjesa intime e trupit, shkruan CBSNews.com.

Mundësi dhe aktori amerikan faktikisht kishte të veshur një palë brekë të posaçme të cilat përdoren gjerësisht në skenat filmike, televizive dhe teatrore.

Këto veshje, përdoren për të mbuluar pjesët intime të aktorëve kur një skenë kërkon që një interpretues të duket sikur është i zhveshur.

Improvizime të tilla të gardërobës shpesh merren nga materialet e mbetura nga kostumet e tjera.

We’re seein’ a lot of John Cena tonight! 👀#Oscars#Oscars2024https://t.co/X7unxQW0XY pic.twitter.com/X6BkkR040C

— ABC News (@ABC) March 11, 2024

Paraqitja e Cena-s, pothuajse lakuriq ishte padyshim një moment i pikasur në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscars, kur për ironi do të prezantonte fituesin e “Kostumografisë më të mirë”.

Ceremonia Oscars, u mbajt më 9 prill, njëherësh ceremonia më e rëndësishme  ndarjes së çmimeve në botën e kinematografisë.

Oppenheimer, triumfoi fitues me çmimin kryesor duke rrëmbyer kategorinë e “Filmit më të mirë të vitit”. /Telegrafi/

Read Entire Article