“A ju ka rënë miti që ata mbi 2 metra s’janë hajdutë?”, Rama për Beqajn: Fakti që dikush është nën hetim, s’tregon asgjë!

9 months ago 25

Kryeministri Edi Rama është rikthyer sërish te çështjet e hapura të ish-ministrit të tij, Ilir Beqajt me drejtësinë.

Në një konferencë të fundit me gazetarët për këtë vit, Rama tha u pyet mbi një shprehje që dikur përdorte se ata që ishin mbi 2 metër të gjatë nuk ishin hajdutë. Rama tha se fakti që dikush është nën hetim, nuk tregon asgjë.

“Komplimente për pyetjen gjetur me atë mbi 2 meta, Se kush është hajdut, se përcakton as ti as unë por një vendim i prerë i gjykatës. Nuk dua të komentoj. Akuza është shpërdorim detyre, jo korrupsion. Edhe një herë. Është fjale e madhe, fjala hajdut. Liria e fjalës që përdoret për të damkosur dikë, nuk bëhet, edhe pse ça nuk janë thënë. Por pa humor po të them, se ka një problem ajo pyetja. Përpara se të bëjmë gjyqin popullor të individëve, është e padiskutueshme që ju mund të ngrini supozime. Por atë fjalën e madhe s’ja vini dot njeriu, se duhet t’ja vërë gjykata. Fjalën duhet ta merrni mbrapsht, pasi s’ke provën. Fakti që dikush është në hetim, nuk është asgjë.”, tha Rama.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article