A ka shpresë që Kosova të anëtarësohet këtë vit në KiE? Flet Hennessey – jep këto detaje

4 weeks ago 5
Reklamë

Çështja e Asociacionit e la Kosovën jashtë agjendës së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës më 17 maj, kur edhe do të vendosej për anëtarësimin e vendit në këtë organizatë.

Kusht i disa vendeve anëtare të saj, përfshirë Francën dhe Gjermaninë, ishte që Kosova ta çonte së paku për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese një draft-statut të diplomatëve perëndimorë për Asociacionin.

Mirëpo, sa ka shpresa që Kosova të mund të anëtarësohet këtë vit në KiE, apo duhet pritur deri vitin 2025?

Për këtë çështje, në një bashkëbisedim me “Bota sot” foli shefja e zyrës së Këshillit të Evropës për Kosovë, Mary Ann Hennessey.

Ajo tregoi procedurat për anëtarësimin e Kosovës në KiE, si dhe mbarëvajtjen e dialogut Kosovë-Serbi.

Image

Shefja e zyrës së Këshillit të Evropës për Kosovë, Mary Ann Hennessey.

Po ashtu, Hennessey tha se vendimi për një anëtarësim të tillë bëhet merret nga shtetet anëtare në Komitetin e Ministrave.

“Ndërsa, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka nxjerrë një opinion pozitiv për anëtarësimin e Kosovës në Organizatën tonë, vendimi për të ftuar një shtet të ri anëtar merret nga shtetet anëtare në Komitetin e Ministrave”

Krahas kësai, potencoi se përgjegjësi e kujt është për t’i parë nëse i ka plotësu kushtet apo jo Kosova.

“Kryesia e Komitetit të Ministrave propozon rendin e ditës për takimet, kështu që, në fund të fundit, i takon shumicës së shteteve anëtare dhe shtetit që mban kryesimin e Komitetit të Ministrave të përcaktojë nëse, kur dhe në cilat kushte Kosova do të të ftohet të bëhet një shtet anëtar i Këshillit të Evropës”.

comment

Read Entire Article