A ka vdekur vërtet Prigozhin? Fotoja që po “trazon” rrjetin

7 months ago 9

Më 23 gusht shumica e rusëve prisnin lajme për hetimet mbi të vërtetën e njerëzve që kishin vdekur në avionin e rrëzuar në Moskë. Ai ishte avioni privat i Yevgeny Prigozhin, kreut të grupit special ushtarak rus Wagner, që më herët tentoi një grusht shteti ndaj Kremlinit “për papajtueshmëritë në lidhje me drejtimin e ushtrisë ruse”. Por tashmë pesë muaj pas “konfirmimit” të vdekjes së tij në rrjetet sociale po qarkullojnë disa foto që po ngjallin spekulime nëse ai ka vdekur apo është gjallë.

Në pamjet e fundit tregohet një person që ngjan shumë me liderin e grupit të mercenarëve që rri ulur në një tren, madje në krah ka një logo të grupit Wagner çka ka shtuar konfuzionin në rrjetet sociale ruse. Megjithëse ndërsa shumë besojnë se personi në foto është në fakt Yevgeny Prigozhin, të tjerë konfirmonin se ai ka vdekur dhe për këtë nuk ka vend për dyshime. Të tjerë thonë se mund të jetë një foto e vjetër e dalë sërish në sipërfaqe për të krijuar konfuzion, ndërsa disa thonë se është vetëm një person që thjesht i ngjan mercenarit rebel.
Cilado që të jetë e vërteta, nuk besohet se i ndjeri do të jetë më faktor në politikën apo luftërat e Rusisë dhe të Putin.

Read Entire Article